Harry & Meghan Speciale

Bebi #2: Njerëzit besojnë se Harry & Meghan do të zgjedhin një nga këta 13 emra

Shkruar nga Anabel

9 Mars 2021

Bebi #2: Njerëzit besojnë se Harry & Meghan do të zgjedhin

Në intervistën për Oprah Winfrey, princ Harry dhe Meghan Markle zbuluan se janë në pritje të një vajze. Fill pas kësaj, njerëzit nisën të aludonin për emrin.

Në Oddschecker – faqja e krahasimit të basteve – të shumtë janë ata që mendojnë se vogëlushja do të quhet Diana. Emri i nënës së ndjerë të Harry-t është më i përmenduri në rrjete sociale.

Përpos Diana-s, emra të tjerë të cilët renditen në Top5 janë: Allegra, Isabella, Alice dhe Abigail.

Në listë janë gjithashtu Phillipa (në nder të princit Philip, gjyshi i princit Harry), Kamala (nisur nga zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris). As emri i Oprah-s nuk mungon.

Bebi #2: Njerëzit besojnë se Harry & Meghan do të zgjedhin

Megjithatë, pavarësisht popullaritetit të mendimit se vogëlushja do të quhet Diana, një burim pranë tyre u shpreh për New York Post se ka pak të ngjarë të ndodhë kështu. Ata mund ta konsiderojnë emrin Diana si një emër të mesëm, por ky është tashmë emri i mesëm i vajzës 5-vjeçare të princit William dhe Kate Middleton, princesha Charlotte, emri i plotë i së cilës është Charlotte Elizabeth Diana.

"Ka shumë të ngjarë që të mos e quajnë vajzën e tyre Diana. Shqetësimi i tyre më i madh është se kjo do ta bënte vajzën një shënjestër më të madhe për mediat dhe do të rriste ndjeshëm interesin e publikut për jetën e fëmijës," tha burimi.

Sipas burimit, ata gjithashtu "frikësohen" se emri "do të ushtronte shumë presion mbi fëmijën dhe do të bënte gjithçka të vështirë, që nga regjistrimi në shkollë e deri te udhëtimet".

Bebi #2: Njerëzit besojnë se Harry & Meghan do të zgjedhin