1- Perioda të çrregullta
Idealja do të ishte që periodat të vinin çdo 28 ditë, me 2 ose 3 ditë diferencë. Një cikël menstrual që ndodh çdo 21-45 ditë konsiderohet si krejtësisht normal, sipas gjinekologëve. Problemet vijnë kur periodat vijnë shumë shpesh -çdo 20 ditë ose shumë vonë -më shumë se një muaj e gjysmë distancë.
Stresi, dietat e forta, ushtrimet rigoroze mund të shkaktojnë që periodat të vijnë më rrallë. Nëse këto gjëra shkaktojnë perioda të parregullta, ato mund të mos sjellin rrezik serioz, por gjithsesi është mirë të këshilloheni me mjekun tuaj. Një shkak tjetër për periodat e çrregullta mund të jenë problemet me tiroidet. Në bazë të llojit të këtyre problemeve periodat mund të jenë më të rralla ose më të shpeshta.
2- Dhimbje të forta barku.
Dhimbjet e barkut të forta janë dhimbja më e keqe që mund të ndjeni çdo muaj. Dy gjërat që ndikojnë në dhimbjet e barkut janë: niveli i lartë i prodhimit të një materiali të hormoneve që quhet prostaglandis i cili prodhohet në uterus, ose një rritje e ndjeshmërisë ndaj tyre. Për pacientët që kanë shumë dhimbje rekomandohet marrja e anti-inflamatorëve të cilët bllokojnë prodhimin e prostaglandinës përpara dhimbjeve.
Nëse ju i merrni këto ilaçe gjatë dhimbjeve, prostaglanina që tashmë është prodhuar do të vazhdojë të qëndrojë në sistemin tuaj pavarësisht nga mjekimet. Nëse ju vazhdoni të merrni ilaçe dhe kjo nuk bën efekt, kërkoni ndihmë.
3- Më shumë gjakderdhje.
Si gjakderdhje normale përkufizohet ajo që që zgjat 2 deri në 7 ditë dhe femrat përdorin 3 deri në 6 tampon çdo ditë. Nëse periodat tuaja nuk janë kështu, por me më shumë gjakderdhje, është më mirë të këshilloheni me një mjek. Arsyet mund të jenë problemet me toriodet ose probleme të vazhdueshme në mitrën tuaj si fibroidet, polipet ose endometrioza. Gjakderdhja është diçka që ndryshon nga një person në tjetër, prandaj çdo rast është i ndryshëm nga tjetri.
Burimi: Marie Claire