Celebrity

Emily Ratajkowski, nënë për herë të parë: Modelja zbuloi emrin, i cili na tregoi dhe gjininë e bebit

Shkruar nga Anabel

11 Mars 2021

Emily Ratajkowski, nënë për herë të parë: Modelja

Përmes një postimi në Instagram, Emily Ratajkowski zbulon se është bërë nënë më 8 mars: 

"Sylvester Apollo Bear na është bashkuar në Tokë. Sly mbërriti në datën 3/8/21 në mëngjesin më surreal, më të bukur dhe më të mbushur me dashuri të jetës time."

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emily Ratajkoëski (@emrata)

29-vjeçarja njoftoi në tetor se ishte shtatzënë në një video për Vogue dhe tha se ajo dhe partneri, Bear-Mcclard, 31 vjeç, nuk donin ta dinin seksin e foshnjës së tyre sepse do të ishte në dorën e fëmijës që të vendosë se si ai/ajo do identifikohej kur të rritej.

Megjithatë, mediat kanë shkruar se "Emily është bërë nënë e një djali", duke qenë se emri "Sylvester" përdoret gjerësit për djemtë.

Ratajkowski dhe Bear-Mcclard, producent, u martuan në vitin 2018, pas një romance të shkurtër.

Emily Ratajkowski, nënë për herë të parë: Modelja

Burimi: Page Six