Çmmiet Grammy të këtij viti po ndërmarrin hapa për të promovuar diversitetin, filantropinë dhe përfshirjen (ndryshe nga Golden Globes). Women’s Wear Daily (WWD) thotë se çantat që do t’u shpërndahen VIP-ave këtë vit do të jenë të mbushura me produkte nga kompani në pronësi të BIPOC.
BIPOC (Black, Indigenous and People of Color) është një projekt që synon të promovojë njerëzit me ngjyrë dhe vendasit. Në çantën me vlerë 5000 dollarë do të gjenden artikuj si bluza dhe çanta tote nga Bonfire, një platformë falas online ku çdokush mund të dizenjojë, shesë dhe blejë produkte me porosi.
Bonfire po bashkëpunon me Fondacionin Trevor Noah, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon fëmijët pa prindër dhe të rinjtë në nevojë për t’u arsimuar dhe për të jetuar. Fondacioni drejtohet nga komediani Trevor Noah, që do të jetë edhe moderatori i Grammy Awards.
Në çantë do të gjendet edhe një kartë dhuratë për veshje nga Signed By McFly. Mugzy McFly, themeluesi i Signed By McFly, tha për WWD se ai është i ngazëllyer që emri i tij do të përfshihet në çantë dhe shpreson që ekspozimi të ndihmojë biznesin e tij.
Ceremonia e 63 e çmimeve Grammy do të mbahet në datën 15 mars (ora 1 pas mesnatës me orën tonë lokale).