Dua Lipa dhe bota e saj rozë hipnotizuan skenën e Grammy-it dhe këdo që pa dje performancën e saj! Këngëtarja, fituese e çmimit "Vokali më i mirë Pop" zgjodhi të mbante një linjë përsa i përket look-ut në eventin e djeshëm: e nisi dhe përfundoi e veshur me rozë dhe xixa!
Në veshjen e tapetit të kuq, Dua Lipa u krahasua me ikonën e modës, Cher. E veshur me Versace, Dua dukej si një flutur rozë e mbuluar me gurë të shndërritshëm. Ndonëse Cher këtë vit nuk ishte prezente fizikisht në ceremoni, prania e saj u ndje falë Dua-s.
Në ndarjen e çmimeve Grammy në 1974-ën, Cher u shfaq e veshur me një fund të bardhë dhe një crop top në qëndër të së cilës lidhej një flutur.
Eleganca, flokët e drejtë dhe grimi me tone të ëmbla bënë që Dua t'i kujtonte pamjen e Cher-it 3 dekada më parë.
Gjatë gjithë mbrëmjes, Lipa u shfaq si barbie brune në versione të ndryshme, por pa hequr dorë kurrë nga ngjyra rozë. Teksa performonte "Levitating", këngëtarja shqiptare mbante veshur një fustan tipik barbie-sh në ngjyrë rozë të ndezur, të cilin e kishte kombinuar me gjithçka.
Thonjtë e gjatë rozë që përkëdhelnin mikrofonin e veshur gjithashtu me rozë bënin që të mos i shkëpusje sytë për asnjë sekondë nga performanca e saj.
Në mes të përformancës, Dua u shfaq me një xhaketë- fustan (sërish rozë në lejla) dhe çizme me platformë rozë dhe shumë xixa!
Xhaketa do të hiqej disa minuta më pas që Dua të performonte lirisht "Don't Start Now" e veshur me një set seksi, përsëri rozë!
Sa më shumë ta shihni, aq më tepër do të doni të vazhdoni ta shihni!