Celebrity

Njerëzit po lavdërojnë dhe kritikojnë komentin e Billie Eilish për Megan Thee Stallion

Shkruar nga Anabel

16 Mars 2021

Njerëzit po lavdërojnë dhe kritikojnë komentin e Billie

Gjasat janë që njerëzit do ta gjejnë diçka për të komentuar edhe në rastet kur çdo gjë duket mirë e bukur. Këtë herë, u morën me Billie Eilish dhe komentin e saj vlerësues për Megan Thee Stallion gjatë ndarjes së çmimeve Grammy.

Siç mund ta keni lexuar, Billie Eilish fitoi çmimin “Record of the Year” për këngën “Everything I Wanted”, të cilën e shkroi së bashku me vëllain, Finneas O’Connell. Kur u shpallën fitues, reagimi i Billie-t dhe Finneas ishte ky: Habi!

Pasi mori çmimin, Billie e përqendroi gjithë vëmendjen te Megan Thee Stallion.

“Ti e meriton këtë. Pate një vit që mendoj se është i paprekshëm. Je një mbretëreshë. Me të vërtetë, ky çmim i shkon asaj. A mundeni të duartrokisni për Megan Thee Stallion, ju lutem?” – tha Billie.

Njerëzit po lavdërojnë dhe kritikojnë komentin e Billie

Njerëzit po lavdërojnë dhe kritikojnë komentin e Billie

Megan u vlerësua me tri çmime, “Artistja e re më e mirë”, “Kënga më e mirë rep” dhe “Performanca më e mirë rep”. Sipas Billie-t dhe shumë të tjerëve, ajo duhet të kishte fituar “Record of the Year” për këngën “Savage” në bashkëpunim me Beyonce-n.

Njerëzit po lavdërojnë dhe kritikojnë komentin e Billie

“Ata [Billie dhe Finneas] nuk duken të lumtur që fituan. Duket sikur thonë, ‘Oh jo, dikush tjetër e meriton këtë’,” u shpreh dikush në Twitter. Të tjerë njerëz e akuzojnë Billie-n për “performative wokeness”.

Wokeness ose Woke është që term që daton që prej vitit 1940 dh i referohet si koncept ndërgjegjësimit për çështje dhe lëvizje shoqërore dhe është lidhur kryesisht me kauzat progresive, të drejtat e njerëzve, problemet me racizmin etj. “Performative Wokeness” përdoret për të përshkruar një shfaqje, performancë sipërfaqësore ose shtirje për t’u solidarizuar me njerëzit e tjerë.

Njerëz të tjerë e krahasojnë Billie-n me Adele, e cila në vitin 2017 ia dedikoi çmimin “Albumi i vitit” Beyonce-s.

“E urrej kur njerëzit e bardhë e bëjnë këtë gjë,” shkroi aktori Jeremy O. Harris. Ndërkohë Chrissy Teigen i doli në mbrojtje Billie Eilish. “Të fitosh ‘Record of the year’ ta shpif sepse nuk mund ta shijosh kur të thonë se pse nuk e meriton. Është thjesht budallallëk. Njerëzit ta shpifin, jo fituesi i ‘Record of the year’,” shkroi ajo në Twitter.

Megjithatë, pafund njerëz vlerësuan fjalimin e Billie-t duke e konsideruar si shumë të sinqertë. Nëse do të jepnin edhe një çmim për modestinë, Billie me gjasë do ta kishte fituar.