Historia e Angelina-s dhe Brad jo vetëm që nuk ka marrë fund, por ndarja po merr përmasa të tjera. Së fundmi Jolie ka akuzuar aktorin për dhunë në familje dhe thonë se ka "prova" për këtë gjatë seancës gjyqsore.
Sipas Us Weekly, Angelina bashkë me fëmijët janë të gatshëm të japin prova tek autoritetet në lidhje me pretendimet e ngritura.
Nga ana tjetër, burime pranë Brad thonë se kjo akuzë s'ka bërë gjë tjetër veçse e ka lënduar.
"Për 4 vite me radhë, Angelina ka ngritur akuza dhe pretendime të cilat janë shqyrtuar dhe nuk janë vërtetuar kurrë. Fëmijët janë përdorur prej saj për të lënduar Brad-in dhe ky është thjesht vazhdim i kësaj sjelljeje. Këto dokumenta janë vetëm për ta dëmtuar."
Pavarësisht këtyre akuzave asnjëri prej të dyve nuk ka reaguar publikisht. Dyshja u nda në 2016-ën dhe divorci ende s'është finalizuar për shkak të gjyqeve që lidhen me kujdestarinë e fëmijëve dhe kohën që i përket secilit për të kaluar me to.