Dating

20 pyetje shumë intime që është e nevojshme t'ja bëni partnerit/es

Shkruar nga Anabel

23 Mars 2021

20 pyetje shumë intime që është e nevojshme t'ja

Nuk ka rëndësi nëse jeni bashkë prej një muaji apo një viti. Vjen një moment kur e ndjeni se gjërat duhet të shkojnë në nivel tjetër, por këtë mund ta bëni vetëm nëse komunikimi juaj është cilësor.

 Çfarë duam të themi më këtë? Kushtojini vëmendje pyetjeve që bëni, pasi mund të nxirrni shumë gjëra që s'i dinit për partnerin tuaj. Kjo do t'ju ndihmojë të shihni kë keni përballë dhe gjithashtu të ndjeni nëse jeni gati (ose jo) për një tjetër hap. Lista më poshtë ka 20 nga pyetjet më intime që duhen diskutuar në çift për ta njohur më mirë raportin dhe njeriun tuaj.

1.

"Ç'mendon për tradhtinë?"

2. 

"Si mund të të ndihmoj të ndihesh i/e sigurt?"

3. 

"Si do ta bëjmë ndarjen e financave?"

4. 

"A mban shpesh sekrete prej meje?"

5. 

"Si ke ndryshuar gjatë viteve të fundit?"

6.

"Ku e sheh veten pas 5 vitesh? Cilat janë qëllimet e tua?"

7.

"Në lidhje me marrëdhënien tonë, çfarë objektivash ke?"

8.

"Si ka ndikuar familja jote në përballimin e problemeve që ke patur gjatë rritjes?"

9.

"Si reagon zakonisht gjatë situatave të ngarkuara emocionalisht?"

10. 

"Po për lidhjen e X shoku, ç'mendim ke?"

11.

"Çfarë të bën të ndihesh më mirë në një lidhje?"

12.

"A mund të flasim hapur për jetën tonë seksuale?"

13.

"Ku do të doje të jetonim?"

14.

"Po për martesën, ç'mendon?"

15.

"Në lidhjen tënde të fundit ishe komplet vetja?" Ps: Sado e vështirë të tingëllojë si pyetje, bëjani.

16. 

"Për çfarë gjërash s'do të bëje kurrë kompromis?"

17.

"Cila është gjëja që vlerëson më shumë nga marrëdhënia jonë?"

18. 

"A mendon se e bëjmë njëri-tjetrin njerëz më të mirë?"

19.

"Pse nuk zgjati lidhja jote e fundit?"

20.

"A ke nxjerrë ndonjë mësim të paktën? Nëse po, ma thuaj."

Burimi: Bustle