Lëkura

10 gënjeshtrat më të famshme të vajzave të fiksuara pas modës

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2021

10 gënjeshtrat më të famshme të vajzave të fiksuara pas

Gënjeshtra të bardha dhe të padëmshme, sigurisht!

1. “Këto këpucët janë shumë të rehatshme”.

Këmbët tuaja ndoshta janë mbuluar nga kallot, por ju e keni më të lehtë të hidheni në zjarr, sesa të pranoni se këpucët tuaja po ju vrasin.

2. “Unë nuk i ndjek trendet”.

Ndërkohë që në Google: “Si ta përdorim shallin saten për bluzë"

3. “Unë jam akoma brenda buxhetit: Nuk do të shpenzoj për pazar muajin tjetër!”

Kjo duket ide e mirë derisa sheh në një dyqan “Céline”. Sigurisht, muajin tjetër nuk do të harxhoni më.

4. “Është Balmain!"

Po, patjetër është Balmain për H&M!

5. “Një cantë 5000$ është një investim”.

Ok sipas matematikës, nëse unë e mbaj çdo ditë këtë çantë për 3 vitet e ardhshëm do të jetë vetëm 4.56$ për veshje.

6. “Unë do të vesh shumë ngjyra këtë stinë”.

Ju do të përpiqeni të vishni ngjyra të ndezura dhe pastele për pranverë, por gjithsesi do të përfundoni tek e zeza sërish (me buzët të lyera të kuqe, nëse kjo llogaritet si ngjyrë).

7. “Sigurisht është një masë e madhe!”

Asnjë nuk mund ta dijë se ju keni anuluar ushtrimet pilates 3 herë në javë.

8. “Jam duke ardhur”.

Ju nuk i keni zgjedhur akoma aksesorët dhe nuk ka mundësi që ju të arrini në kohë. Por të qenurit vonë sipas modës është stili juaj.

9. “Nuk i mbaj aq gjatë”.

Në jetë është e nevojshme të kesh ushqim, ujë dhe… një çantë Chanel. Ah dhe çizmet Alexandër Wang!.

10. “Nuk kam asgjë për të veshur!”

Gënjeshtra klasike  e vajzave të modës.

Burimi: Harper's Bazaar