Kujdesi ndaj fytyrës nuk del kurrë nga moda! Rëndësia e trajtimit të lëkurës është lajm i vjetër sa bota! Duke filluar që nga Kleopatra, e cila përdorte në masë dushet me qumësht për përfitimet që sjell acidi laktik, për shekuj me radhë njerëzit kanë përdorur produkte nga më të ndryshmet për të hidratuar dhe pastruar fytyrën.
The Cut ka përpiluar një listë (nisur nga rekomandimet e dermatologëve) me 25 produkte klasike ose thënë ndryshe- produktet më të mira të të gjitha kohërave! Jo më kot janë quajtur "Zoti brenda një shisheje"!
1. SK-II - e krijuar që në 1980-ën, mbetet si baza më e mirë trajtuese për fytyrën.
Çdo 22 sekonda shitet një shishe e tillë.
2. La Mer- ka kremin hidratues legjendar!
3. Elta MD- kremi më i mirë kundër diellit
Nëse pyesni një personazh të famshëm apo dermatolog për t'ju rekomanduar një krem mbrojtës, do t'ju thonë këtë emër. S'ka dalë ende askush që nuk e pëlqen!
4. CeraVe- locionin hidratues për fytyra të prirura për akne dhe të thata
5. SkinCeuticals C E Ferulic- serumi më i mirë antioksidant kundër plakjes
6. Aquaphor
Dermatologët këtë produkt e quajnë "kuruesi i të gjithave". Funksionon njësoj si për të rritur dhe tek bebet dhe ka spektër të gjerë përdorimi. Buzë të çara, plagë, për fytyrën dhe trupin.
7. Mario Badescu - kremi më i mirë trajtues për aknet
E keni vënë re kur Miley poston foto të trajtimit të akneve? Pasta rozë është gjithmonë e përfshirë!
8. Neutrogena Acne Wash Pink Grapefruit- produkti më i shitur i të gjitha kohërave nga Neutrogena.
Një nga larësit e rrallë të fytyrës drugstore që ka në përmbajtje acid salicilik.
9. Shiseido Eudermine Revitalizing Essence- locioni zbutës/toneri më i mirë.
Sipas artistit të make up-it Daniel Martin (i cili në listën e klientëve ka Meghan Markle dhe Jessica Alba-n) e quan këtë esencë fantaste!
10. Clinique - hidratanti i famshëm i Clinique shitej çdo 15 sekonda.
11. Estée Lauder Advanced Night Repair- ky serum para gjumit është si pije për fytyrën dhe dhurata më e mirë që mund t'i bëni vetes.
12. Fresh Cleanser Soy Face Cleanser - larës i famshëm për fytyrën
13. Dove Beauty - sapuni klasik dhe lloji më i mirë që mund të përdorni
14. Sunday Riley GOOD GENES All-In- serum me përmbajtje acidi laktik
15. Embryolisse Lait Creme Concentre- qumësht fytyrë i famshëm për faktin që nuk shkakton irritim në asnjë lloj lëkure.
16.Dr. Dennis Gross Skincare Alpha Beta Universal Daily Peel- eksfolimi më i mirë që mund t'i bëni lëkurës!
17. Lancôme Nutrix - krem trajtues për gjithë llojet e lëkurave
18. Biologique Recherche Lotion P50 - serumi më përmbajtje acidesh që ka një aromë të tmerrshme, por jo më kot është quajtur "Jezusi brenda një shisheje".
19. Vaseline Intensive Care- mund ta përdorni si për hidratim ashtu dhe për mbrojtje të lëkurës
20. Cetaphil Daily Facial Cleanser - larësi më i famshëm drugstore për fytyra normale dhe ato të yndyrshme
21. Kiehl’s Ultra Facial Cream- produkti më i shitur nga kjo markë, hidratanti i famshëm
22. Queen Helene Masque Mint Julep- maska anti-akne që mund ta përdori e gjithë familja
23. Sea Breeze Fresh- toneri dhe përgatitësi më i mirë për fytyrën para grimit
24. Olay Moisturizing Lotion - locioni hidratues
25. Stridex Daily Care Acne Pads- njerëzit që kanë probleme me aknet do të na falenderojnë!