Nëse shihni dikë në rrjete sociale duke shpërndarë informacion të gabuar për vaksinat e Covid-19, mundësitë janë që këto gënjeshtra të vijnë nga një prej dymbëdhjetë personave. Po, është e vërtetë – vetëm dymbëdhjetë individë.
Një raport i ri nga Qendra për Luftimin e Urrejtjes Dixhitale dhe Vëzhgimi për Anti-Vaksinat zbuloi se deri në 65% e "përmbajtjes anti-vaksinë" në Facebook dhe Twitter buronte nga dymbëdhjetë influencers brenda lëvizjes anti-vaksinë.
Raporti u përqëndrua në këto dymbëdhjetë llogari pas një analize të përmbajtjes që u shpërnda dhe postua në Facebook dhe Twitter 812,000 herë midis 1 shkurtit dhe 16 marsit. Vetëm në Facebook, përmbajtja nga këta individë, të cilën raportet e quajnë si "Duzina e Keqinformimit", përbën 73% të të gjithë përmbajtjes anti-vaksinë të postuar ose shpërndarë në platformë në dy muajt e fundit.

Ndikuesi më i madh anti-vaksinë në rrjetet sociale, sipas raportit, është Joseph Mercola. Mercola është një promovues i mjekësisë alternative i cili drejton një biznes miliona-dollarësh që shet trajtimeve dhe shtesave dietike. Kohët e fundit Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Barnat (FDA) i dërgoi Mercola-s një paralajmërim për trajtimet e tij false për Covid-19.

Një tjetër fajtor kryesor është Robert F. Kennedy, Jr. Kennedy, nipi i John F. Kennedy. Ai ndoshta një nga ndikuesit të profilit më të lartë në komunitetin anti-vaksinë. Muajin e kaluar, Instagrami e bllokoi atë për shkeljen e politikës së keqinformimit të vaksinës. Pavarësisht kërkesave për ta bllokuar atë nga Twitter dhe kompania mëmë e Instagram, Facebook, llogaritë e Kennedy mbeten aktive në këto rrjete sociale.
Përdoruesit e tjerë të rrjeteve sociale në "Duzina e Keqinformimit" përfshijnë Ty dhe Charlene Bollinger, Sherri Tenpenny, Rizza Islam, Rashid Buttar, Erin Elizabeth, Sayer Ji, Kelly Brogan, Christiane Northrup, Ben Tapper dhe Kevin Jenkins.
Ndonëse Facebook dhe Twitter janë zotuar për të ndaluar përmbajtjen anti-vaksinë dhe përdoruesit që përhapin keqinformim rreth vaksinave, shumica e këtyre dymbëdhjetë përdoruesve kanë llogari aktive në Facebook, Twitter dhe Instagram. Sipas raportit, të gjithë ata kanë një llogari aktive në të paktën një nga këto platforma.
Teksa vaksinat e koronavirusit kanë filluar të përhapen gjatë këtyre muajve të fundit, përmbajtja anti-vaksinë ka vazhduar të rritet, gjë që është shqetësuese.
- A ka shanse që një njeri të marrë dy doza vaksinash të ndryshme?
- Studimi i ri: Zonat ku përhapen më shumë sëmundjet infektive
- Qeveria miraton aktin normativ: Sa e sigurt është vaksina kineze?
- Çfarë na mësoi pandemia për fëmijët dhe kohën që shpenzojnë para ekranit!
- Studimi i fundit: Vaksina e AstraZeneca-s është 79% efektive dhe pa rrezik për mpiksje të gjakut
Burimet: Mashable, Center for Countering Digital Hate