KORONAVIRUS

Fillers (mbushës) dhe vaksina: Cilat janë efektet e para anësore dhe sa e sigurt është vaksina?

Shkruar nga Anabel

27 Mars 2021

Fillers (mbushës) dhe vaksina: Cilat janë efektet e para anësore

Ndërsa numri i njerëzve të vaksinuar po shtohet, ka ende pyetje që shtrohen për injeksionet me fillers (mbushës) dhe efektin që ato kanë tek vaksina.

Megjithëse botoksi, mbushësat dhe trajtime të tjera të estetikës lulëzuan gjatë pandemisë, dermatologët janë po aq të zënë edhe gjatë kësaj kohe sepse njerëzit kërkojnë përgjigje.

Studimet kanë gjetur shumë pak njerëz, të cilit kishin mbushës dhe përjetuan disa reagime pas marrjes së vakinës, si enjtje (disa kishin enjtje në vendin ku kanë aplikuar mbushës, buzë, faqe), ndërsa të tjerë kishin enjtje në zona të tjera të fytyrës. Këto efekte anësore ndodhën zakonisht brenda 24 deri në 48 orë nga marrja e vaksinës. Për botoksin, nuk ka patur raportime të reagimeve të mundshme.

Megjithatë, sipas, dr. Roxanne Grawe, kirurg plastik, enjtja është thjesht një shenjë që trupi juaj po përgjigjet ndaj vaksinës.

Dermatologu i certifikuar, dr. Adardh Vijay, thotë se vaksinat kundër Covid kanë shkaktuar reagime inflamatore tek një “nëngrup shumë i vogël” i njerëzve me mbushës.

Aryseja sipas tij? Vaksinat janë padyshim shumë të reja, kështu që sa më shumë njerëz ta marrin, aq më shumë reagime do të shohim, por enjtja nuk ka qenë një reagim serioz dhe nuk ka shkaktuar ndonjë efekt të përjetshëm, sipas njerëzve që e kanë përjetuar.

Një shpjegim tjetër, nga dr. Grawe është edhe ky:

“Zakonisht mbushësit bëhen me acid hialuronik, i cili tërheq ujë. Nëse keni ndonjë lloj reagimi dhe trupi juaj po përpiqet të luftojë diçka, edhe nëse është një infeksion sinusi, ju keni tendencë të fryheni pak aty ku keni mbushës sepse acidi hialuronik po tërheq ujë.”

Përfundimisht, a duhet të vaksinohen njerëzit që kanë aplikuar fillers (mbushës)?

Deri tani, gjithë dermatologët e pyetur nga Bustle dhe revista të tjera kozmetike ose jo, thonë me bindje se mund ta bëni vaksinën, edhe nëse keni mbushës. Mjekja Shirley Chi, rekomandon të prisni të paktën një muaj pas dozës së dytë të vaksinës, për të vendosur përsëri mbushës.

Fillers (mbushës) dhe vaksina: Cilat janë efektet e para anësore