Hilary Duff dhe partneri i saj Matthew Koma mirëpritën fëmijën e tyre të dytë së bashku më 24 mars, një vajzë me emrin Mae James Bair.
Ish-ylli i Disney-t publikoi një foto të saj dhe vajzës Banks Violet Bair, teksa qëndrojnë brenda një vaske me ujë me të porsalindurën, ndërkohë që bashkëshorti dhe djali 8-vjeçar, Luca, qëndrojnë aty pranë.
“Mae James Bair – të duam bukuri. 24 mars 2021,” shkruan Hilary.
View this post on Instagram
Një javë më parë, Hilary tregoi se ndihej fajtore gjatë shtatzënive sepse nuk kishte arritur t'i zbulonte ose parandjente gjinitë e fëmijëve të saj. "Duhet ta dija, është brenda trupin tim. Është fëmija im,” tha ajo.
"E di që flokët e mi blu i bënë njerëzit të mendonin se ne e dinim gjininë, por jo. Në fakt jam pak e frikësuar të kem një tjetër vajzë sepse Banks ishte fëmijë i vështirë, edhe pse tani është një mrekulli. Gjithsesi s'e di, në mendjen time shpesh e imagjinoj si princeshën e vetme që do të ketë 2 vëllezër të ashpër." – u shpreh gjatë një podcasti.
Gjithsesi, fati deshi që ajo dhe Matthew të bëhen prindër të një tjetër vajze. Përveç vajzave, Hilary është nënë e Luca-s nga martesa me Mike Comrie.