Manjati i biznesit Warren Buffett ka arritur shumë gjëra. Një investitor legjendar, ai zotëron ose ka interesa në shumë kompani, duke përfshirë AT&T, Fruit of the Loom, Wells Fargo, Coca-Cola, GEICO, IBM, American Express, Dairy Queen dhe The Kraft Heinz Company. (Dhe këto janë vetëm kompanitë e mëdha.)
Warren Buffett është padyshim një nga miliarderët me një nga historitë më të mrekullueshme drejt pasurisë. Strategjitë e tij janë studiuar gjerësisht dhe konsiderohet si një nga burimet kryesore ku frymëzohen sipërmarrësit e rinj. Buffett është treguar gjithnjë i gatshëm për të folur për gjërat që kanë ndikuar në suksesin e tij, përfshirë edhe librat. Në vijim gjeni listën me librat për të cilët ai është shprehur se kanë ndikuar më shumë:
Stress Test: Reflections on Financial Crises - Tim Geithner
The Intelligent Investor - Benjamin Graham
Common Stocks and Uncommon Profits - Philip A. Fisher
The Clash of the Cultures - John Bogle
Business Adventures: Twelve Classic Tales from the World of Wall Street - John Brooks
Where Are the Customers’ Yachts? - Fred Schwed
Burimet: Inc. Magazine, Ladders