KORONAVIRUS

Nis sot vaksinimi masiv në vend: Grupet që do të vaksinohen të parët

Shkruar nga Anabel

28 Mars 2021

Nis sot vaksinimi masiv në vend: Grupet që do të vaksinohen

Sot (28 mars) nis vaksinimi masiv në të gjithë territorin e vendit. Mbrëmjen e djeshme, Ministria e Shëndetësisë nisi përgatitjen pranë sheshit Skënderbej duke ngritur tenda të cilat do të shërbejnë si qëndra vaksinimi.

Kësaj here fokusi do të jenë të moshuarit nën 80-vjeç dhe mësuesit e padagogët që do të marrin dozat e dyta. Për të përshpejtuar procesin, grupit të punës do t'i bashkohen edhe infermierët e Forcave të Armatosura.

Paralel me qendra e vaksinimit pranë qendrës së kryeqytetit, puna do të vijojë edhe pranë stadiumit "Air Albania". Ministrja Manastirliu theksoi se qytetarët duhet të presin njoftimin e mjekëve të lagjjes  të cilët do të koordinojnë programin në referencë të regjistrit elektronik të banorëve dhe personave në nevojë. Objektivi i Ministrisë së Shëndetësisë është kryerja e mbi 10 mijë vaksinimeve ditore.

Këtij target grupi do t'i injektohet vaksina kineze "Sinovac", prej të cilës janë siguruar rreth 500 mijë doza.