KORONAVIRUS

Pas vaksinimit masiv, ç'pritet të ndodhë në verë?

Shkruar nga Anabel

28 Mars 2021

Pas vaksinimit masiv, ç'pritet të ndodhë në

Sipas kryeministrit Rama, kjo verë do të na gjejë ndryshe nga ajo e vitit të shkuar. Përmes një videoje në llogarinë e tij të Facebook, Rama tha se deri në verë jeta do t'i jetë kthyer normalitetit.

Sigurimi i vaksinave anti-Covid sipas tij do t'i japë mundësi vendit që muajt e ardhshëm të jetojë pa kufizime. Ndonëse pavarësisht përmirësimeve situata e pandemisë është ende delikate, duket se vera do t'i ndryshojë gjërat.

Sipas kreut të vendit, hotelet, restorantet, clube-t do t'i kthehen jetës dhe punës pa orare kufizuese.

“Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjitha bota. Hotelet, baret e restorantet, klubet, edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese. Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara."

Ç'thonë epidemiologët?

Deri më tani Komiteti i Ekspertëve mendon se nuk është ende koha për të liruar masat apo lejuar grumbullimet. Deri në një njoftim të dytë vendi do të vijojë akoma me fashën orare 06:00-20:00.

Pas vaksinimit masiv, ç'pritet të ndodhë në