Pas dozës suaj të parë ose të dytë, mund të keni një sërë simptomash si të dridhura, ethe/temperaturë, lodhje dhe dhimbje të lehta. Vaksinat e miratuara nga FDA i kanë këto efekte, por ekspertët thonë se ky nuk është një lajm aspak i keq. Në fakt, "efektet anësore" janë një shenjë e mirë, por edhe nëse nuk keni asnjë simptomë, ju nuk duhet të shqetësoheni se "vaksina nuk po funksionon".
"Askush nuk duhet ta interpretojë mungesën e efekteve anësore si tregues se "vaksina nuk bëri gjë", shprehet dr. Kathleen Jordan.
Pse vaksinat kundër Covid-19 shkaktojnë efekte anësore?
Efektet anësore priten nga të gjitha vaksinat e mundshme. Këto simptoma janë një përgjigje ndaj vaksinë dhe ky është efekti i dëshituar. Ato janë krijuar për të trajtuar sistemin tuaj imunitar në njohjen dhe luftimin e Covid. Kjo mund të nënkuptojë ca pakënaqësi të përkohshme, por krejt normale. Dr. Natasha Bhuyan, nuk i quan as "efekte anësore", por thjesht "simptoma pas vaksinës".
Shkenca raportoi në nëntor 2020 se nëse keni bërë një vaksinë me dy doza dhe keni pasur një reagim ndaj dozës së parë, ka të ngjarë të përjetoni më shumë nga i njëjti reagim, në dozën e dytë.
A kanë të gjithë të njëjtat simptoma post-vaksinë?
Simptomat janë më të zakonshme te disa njerëz, se sa tek të tjerët. Më shumë efekte anësore janë raportuar në grupmoshat më të reja, por kjo s'do të thotë se "vaksina ka funksionuar më mirë tek ta". Mbrojtja është e njëjtë tek të gjithë.
Sa zgjasin efektet anësore të vaksinës Covid-19? Mjekët thonë se simptomat zgjasin nga 24 deri në 48 orë, por zbehen me kalimin e kohës.
Mjekët e intervistuar nga Bustle: Natasha Bhuyan, Kathleen Jordan, John A. Sellick.
- Pas vaksinimit masiv, ç'pritet të ndodhë në verë?
- Nis sot vaksinimi masiv në vend: Grupet që do të vaksinohen të parët
- Për herë të parë në Europë një eksperiment i tillë: Sot do të mbahet një koncert me 5,000 njerëz
- Fillers (mbushës) dhe vaksina: Cilat janë efektet e para anësore dhe sa e sigurt është vaksina?
- Duket e pabesueshme, por shkaktarët për mosbesimin ndaj vaksinave janë vetëm këta 12 njerëz
- A ka shanse që një njeri të marrë dy doza vaksinash të ndryshme?