Celebrity

Një përndjekës pas tjetrit: Dikush tenton të notojë nudo në pishinën e Kendall Jenner!

Shkruar nga Anabel

30 Mars 2021

Një përndjekës pas tjetrit: Dikush tenton të notojë

Kendall ka forcuar ekipin e saj të sigurisë, pasi një burrë u përpoq të notonte i zhveshur në pishinën në shtëpinë e saj.

Burime ligjore për TMZ thonë se 27-vjeçari erdhi në pronën e Kendall rreth orës 2 të mëngjesit, ditën e dielë, 28 mars, dhe filloi të trokiste në dritare teksa bërtiste emrin e saj.

Sipas burimeve, gjatë asaj kohe, Kendall ishte në një ambient të sigurt, por ekipi i saj i sigurisë u alarmua dhe filloi të ndiqte lëvizjet e burrit. Ky i fundit hoqi rrobat, në përpjekje për të hyrë në pishinë.

Të tjera burime thanë se ai u ndalua nga rojet e sigurisë dhe përfundoi në polici, ku u mbajt vetëm për 6 orë pas hekurave dhe më pas doli për shkak të protokolleve të Covid-19 në burg.

Pas ngjarjes, në shtëpinë e Kendall në Los Angeles thuhet se po shtohen masa sigurie. 

Ditën e hënë, 29 mars, avokatët e Kendall shkuan në gjykatë për të marrë një urdhër ndalimi të përkohshëm kundër një tjetër individi: Një burrë me probleme të shendetit mendor javën e kaluar i tha policisë se kishte planifikuar të qëllonte Kendall dhe më pas veten. Ai mbetet i shtruar në një institucion, por mund të dalë prej aty në çdo moment dhe kjo e shqetëson modelen.

Këto nuk janë rastet e para që Kendall Jenner përballet me njerëz që e përndjekin. Në 2018-ën, u raportua për një të dyshuar që hyri dy herë në pronën e saj dhe u pa rastësisht pranë pishinës së Kendall. 

Burimi: Evening Standard, TMZ