Harry & Meghan Speciale

Meghan Markle është gati për një lindje brenda shtëpisë!

Shkruar nga Anabel

31 Mars 2021

Meghan Markle është gati për një lindje brenda

Pritjes së ëmbël thuajse po i vjen fundi. Meghan Markle dhe princ Harry janë gati për ardhjen e bebushes që mesa duket do të lindë në shtëpi. 

Sipas Page Six, Meghan po planifikon një lindje natyrale në kushte shtëpie. Dukesha ka zgjedhur ta sjellë në jetë vogëlushen në shtëpinë e saj në Montecito. Në fakt, Meghan të njëjtën gjë donte dhe për Archie-n: ta lindte në Frogmore Cottage, por përfundoi në spital pasi bebushi zgjodhi të vinte më vonë se data e caktuar e lindjes.

"Ajo ka një shtëpi fantastike në California dhe do të jetë shumë bukur ta lindë vajzën aty! Të njëjtën gjë donte dhe për Archie-n, një lindje në shtëpi, por gjërat s'shkuan sipas planeve dhe e vetmja gjë që mendonte ishte shëndeti i tij."

Nuk dihet ende se kur dhe si çifti do të njoftojë për lindjen e vajzës. Nisur nga traditat, mbretërorët telefonojnë mediat për të dhënë lajmin dhe më pas vjen fotoja tipike me të porsalindurin.

Tani që Meghan dhe Harry kanë hequr dorë nga titujt mbretëror, s'dihet nëse rregullat do të ndiqen po njësoj.

Meghan Markle është gati për një lindje brenda