Thuhet se një grua që përjeton urth gjatë shtatzënisë do të ketë një fëmijë me shumë flokë. Në vitin 2006, studiuesit e panë këtë dhe zbuluan se nga 28 gra që kishin urth, 23 prej tyre kishin foshnje me shumë flokë. Mjekët besonin se hormonet e lëshuara gjatë shtatzënisë mund të kontrollonin edhe rritjen e flokëve të foshnjës. Sidoqoftë, arsyet për këtë mund të jenë disa.
- Gjenetika
Ndërsa ekspertët nuk janë 100% të sigurt pse disa foshnje lindin me flokë dhe disa jo, ata besojnë se gjenet dhe ADN-ja mund të luajnë një rol. Zakonisht, rritja e flokëve ndodh rreth javës së tridhjetë të shtatzënisë. Nëse një fëmijë fillon të rritë flokë që në bark, ka të ngjarë që ai të lindë me flokë në kokë.
- Hormonet e nënës
Nivelet e hormoneve janë të larta brenda mitrës, kështu që ato mund të ndihmojnë për të nxitur edhe rritjen e flokëve të foshnjës. Sidoqoftë, pas lindjes, nivelet e hormoneve bien ndjeshëm. Kjo ngadalëson rritjen e flokëve të një të porsalinduri.
- A ka lidhje me ushqyerjen e nënës gjatë shtatzënisë?
Meqenëse bebe të ndryshme lindin me flokë të ndryshëm, disa nëna mund të mendojnë se kjo ndodh për shkak të mungesës së ushqyesve gjatë shtatzënisë, apo për faktin se foshnja nuk ka marë mjaftueshëm kalcium. Në fakt, asnjë nga këto nuk është e vërtetë. Për më tepër, nëse foshnja do të ketë probleme me hekurin, apo diçka tjetër, këtë do ta tregojnë shenja të tjera dhe jo flokët.
- A është normale humbja e flokëve te bebet?
Shumica e të porsalindurve humbin pak ose të gjitha flokët e tyre në 6 muajt e parë të jetës. Është e zakonshme që ata të humbin flokët si rezultat i fërkimit të kokës në dyshek. Do të ketë më pak fërkime të tilla sapo ata të fillojnë të lëvizin më shumë, të ulen ose thjesht t'i kalojnë këto zakone.
- Çfarë është "lanugo"?
Lanugo është floku që mbulon trupin e disa të porsalindurve. Fetuset zhvillojnë lanugo rreth muajit të katërt ose të pestë të shtatzënisë dhe e heqin atë rreth muajit të gjashtë ose të shtatë. Kjo do të thotë që shpesh zhduket para lindjes së fëmijës, por ka edhe shumë raste kur foshnja lind me lanugon.
Burimi: Healthy Children, Web MD, Bright Side