Hulumtimet konfirmojnë se lemza mund të jetë një shenjë e Covid-19, por një shenjë shumë e rrallë. Studimet nisën në fillimet e pandemisë, kur një burrë 64-vjeç kishte si simptomë të vetme lemzën dhe ishte i infektuar me Covid. Një tjetër pacient 62-vjeçar gjithashtu ka raportuar kohët e fundit, se ka patur lemzë si simptomë të koronavirusit të ri. I moshuari kishte përjetuar lemzë për një periudhë 4 ditësh. Sigurisht, këto janë dy raste individuale, por nuk janë të vetmit, edhe pse nga ana tjetër, sikur përmendëm, nuk janë as raste që ndodhin shpesh.
Duhet theksuar se kërkohet ende të bëhen më shumë hulumtime, për të përcaktuar një lidhje midis lemzës kronike dhe koronavirusit, apo edhe varianteve të reja të tij.
Sikurse e dimë, lemza është mjaft e zakonshme dhe ndodh kur diafragma pa dashur kontraktohet/tkurret. Diafragma është muskuli që gjendet direkt nën mushkëri dhe ndan pjesën e kraharorit nga barku.
Lemza mund të shkaktohet nga gjithçka, duke filluar nga ngrënia deri te ajri, stresi e shumë më tepër. Ndonëse mund të jetë e bezdisshme, rrallë është shenjë e diçkaje të rrezikshme. Në përgjithësi, zgjat vetëm disa minuta - edhe pse në disa raste, ndodh të zgjasë me orë të tëra.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, lemza që zgjat më shumë se 48 orë konsiderohet shqetësuese dhe duhet të adresohet te një mjek.
- Covid-19 në Kosovë: Vendi nën masa të reja kufizuese!
- Vaksinimi në vend: Kur pritet të vaksinohen ata që e kanë kaluar Covid-19?
- Vaksina e Covid: Efektet anësore janë shenjë e mirë, por çfarë ndodh kur s’ka efekte anësore
- OBSH flet për vaksinën kineze, që gjendet edhe në Shqipëri
- Ky gabim shkatërroi 15 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson!
- OBSH-ja thirrje Europës: 'Ritmi i ngadaltë i vaksinimit, i papranueshëm'
- Ndryshimet në lëkurë që mund të jenë shenjë e Covid
Burimi: Healthline