Princ William vijon ende të jetë paksa i tronditur nga intervista e fundit që Harry dha për Oprah, por tani që ka kaluar pak kohë, ka arritur në të tjera përfundime. Së fundmi, William ka akuzuar të vëllain se gjithçka po kërkon është fama.
Burime për Us Weekly bëjnë me dije se biseda private mes vëllezërve pas intervistës së famshme, nuk përfundoi dhe aq mirë.
"William mendon se Harry e ka kaluar masën dhe s'po njeh më limite që kur ka shkuar në Hollyëood. Ai e akuzoi duke i thënë se gjatë asaj interviste vendosi famën para familjes së tij të madhe.
Pritet që vëllezërit të dalin publikisht për eventin që do të mbahet gjatë zbulimit të statujës së Lady Diana-s në pallatin Kensington, por nuk dihet nëse gjërat do të shkojnë sipas planeve. Thuhet se William këmbëngul që Harry të jetë prezent, e ndërsa ky i fundit refuzon të takohet me të.
Burime pranë familjes thonë se nëse Harry tregon sjellje të pahijshme gjatë asaj dite, apo edhe më keq akoma, nuk shfaqet fare, William nuk do t'ja falte kurrë.
- Dasmë e fshehtë?! Kryepeshkopi nuk thotë të njëjtën gjë si Meghan dhe Harry
- Meghan Markle është gati për një lindje brenda shtëpisë!
- Studiuesit zbulojnë një gjen përgjegjës për një nga llojet më vdekjeprurëse të kancerit të gjirit
- 'Ishte ajo që më bëri të qaj para dasmës': Po Kate Middleton çfarë mendon për deklaratën e Meghan?
- Dasma private e dyshimtë e princit Harry dhe Meghan Markle