Bota

Ndahet nga jeta princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2021

Ndahet nga jeta princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës

Duka i Edinburgh, princi Philip ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare! Lajmin e ndarjes nga jeta e ka konfirmuar vetë pallati i Buckingham-it.

Sipas njoftimit zyrtar, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth u nda nga jeta mëngjesin e sotëm (e premte, 9 prill) në Windsor Castle.

"Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj, mbretëresha, njofton vdekjen e bashkëshortit, princit Philip, Dukës së Edinburgh. Madhëria e tij u nda nga jeta paqësisht mëngjesin e sotëm në Windsor Castle."- shkruhej në njoftim.

Ikja e tij është humbje e madhe për familjarët dhe gjithashtu për monarkinë. Historianët britanikë dhe shumë analistë, besojnë se princ Philip ka qenë gjithnjë nga nga çelësat kyç të suksesit të mbretëreshës në krye të mbretërisë për më shumë se 69 vite. Vetë mbretëresha e konsideronte bashkëshortin e 73-viteve si "fuqi dhe qëndrueshmëri".

Flamujt në të gjitha ndërtesat historike të Britanisë janë në gjysmë shtizë, ndërkohë që v vendi e shpalli ditë zie.

Burimi: The Guardian, Usa Today