Një studim në lidhje me Covid-19 ka parashikuar se sa jetë mund të ishin shpëtuar nga virusi, deri në 1 gusht, nëse maskat do të mbaheshin rregullisht. Modeli i përgatitur nga Instituti i Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME) parashikon që rreth 618,523 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në SHBA gjatë asaj periudhe. Nëse 95% e popullsisë amerikane do të mbante maska, parashikimi bie në 604,413 vdekje, duke "shpëtuar" të paktën 14,000 veta.
Mbajtja e maskave është përmendur vazhdimisht si një nga mënyrat më të mira për mbrojtjen ndaj virusit dhe megjithatë, tendenca për ta evituar vihet re thuajse në çdo shtet.
Dr. Anthonu Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në SHBA, thotë se "edhe nëse është i vaksinuar, nuk mendon se do të shkonte në një vend të mbyllur, të mbushur me njerëz, ku njerëzit nuk kanë maska."
Por, a duhet ta mbajmë maskën pas vaksinës?
Sipas The Guardian, njerëzit e vaksinuar duhet ta mbajnë normalisht maskën sepse ata mund të kenë "mjaftueshëm virus" për të infektuar të tjerët. Pra, nëse një person i vaksinuar merr frymë ose teshtin, ai gjithsesi mund ta infektojë personin që ka pranë. Nga ana tjetër, personat e vaksinuar mund edhe "të mbrojnë" personat e painfektuar, duke qenë se ata vetë ulin disi shanset për (ri)infektim.
Burimi: CNN, Insider, The Guardian