Celebrity

‘Kishte mungesë besimi’: Justin Bieber rrëfen se pse viti i parë i martesës ishte i vështirë

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2021

‘Kishte mungesë besimi’: Justin Bieber rrëfen se pse viti

Justin Bieber e konsideronte martesën si një formë “detyrimi”. Në një intervistë për GQ për edicionin e muajit maj, Justin u shpreh se për të, martesa ishte thirrje.

“U ndjeva sikur kjo ishte thirrja ime. Të martohesha, të kisha një fëmijë dhe kështu gjërash.”

Për momentin, 27-vjeçari nuk e sheh veten baba. Ai dhe Hailey u martuan ligjërisht në New York në vitin 2018 dhe më pas shkëmbyen betimet në një dasmë në Karolinën e Jugut në vitin 2019. Por jeta si të sapomartuar nuk ishte fort e lehtë.

“Viti i parë i martesës ishte më i vështiri. Kishte shumë kthim pas te gjërat e traumës. Kishte thjesht mungesë besimi. Kishte të gjitha këto gjërat që nuk do t’i pranosh përballë personit me të cilin je, sepse është e frikshme. Ti nuk do ta trembësh.” – tha ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GQ (@gq)

Por shumë gjëra kanë ndryshuar.

“Ne thjesht po krijojmë këto momentet për ne si çift, si familje, po ndërtojmë kujtime. Është bukur ta kesh këtë pamje për të ardhmen. Më parë, nuk e kisha këtë gjë në jetën time. Jeta ime ishte e paqëndrueshme. Jeta ime në familje nuk ekzistonte. Nuk kisha dikë që ta doja. Tani e kam.”

Njohja e tyre daton që në vitin 2009, por nuk kishin ndofarë miqësie. Më pas krijuan shoqëri dhe dolën për pak kohë në vitin 2016. Romanca e vërtetë nisi në 2018-n.

Gjatë viteve pas njohjes së tyre të parë, Justin, ndonëse në kulmin e karrierës, u përball me abuzimin ndaj substancave dhe luftoi gjatë me shëndetin fizik dhe mendor.

“Ka pasur momente kur kam pasur vërtet mendime vetëvrasjeje. Mendoja nëse do të shuhet ndonjëherë kjo dhimbje? Ishte kaq e qëndrueshme, dhimbja ishte aq e qëndrueshme.” – tha ai në dokumentarin “Justin Bieber: Next Chapter” në tetor 2020.

Në janar të një viti më parë, përmes serive “Seasons”, Justin dha një këndvshtrim tjetër të jetës së tij, ku preku përmballjen me sëmundjen Lyme, abuzimin me drogën dhe shëndetin mendor. Ai i lidhi betejat me shëndetin mendor pjesërisht me faktin që u vendos në qendër të vëmendjes në një moshë fare të vogël.

‘Kishte mungesë besimi’: Justin Bieber rrëfen se pse viti