I ndjeri princ Philip kishte plot 10 stër-nipër e mbesa (i radhës është rrugës) dhe si kujtim të vyer përveç të tjerave, familja mbretërore ka disa foto të cilat njerëzit s'i kishin parë kurrë më parë!
Instagram-i zyrtar i pallatit mbretëror surprizoi ndjekësit pak më parë duke publikuar disa foto të princit Philip dhe mbretëreshës Elizabeth me të gjithë stërnipërit e vegjël të shkrepura në 2018-ën.
View this post on Instagram
Asokohe, princi Louis që ndodhet në prehrin e mbretëreshës ishte vetëm disa muajsh e ndërsa nga ana e princit Philip, ndodhen Isla Phillips, bashkë me kushërinjtë e tjerë, Lena Tindell, Mia Tindell, princin George dhe princeshën Charlotte.
Më e madhja mes fëmijëve, është Savannah Phillips e cila po qëndron mes dy stërgjyshërve të saj.
View this post on Instagram
Thuhet se fotot janë shkrepur nga Kate Middleton në Balmoral Castle. Nga ana tjetër, princ William dhe Kate publikuan një foto ku shfaqen bashkë me princin Philip, mbretëreshën dhe 2 fëmijët e tyre të mëdhenj, George dhe Charlotte në 2015-ën.
Princeshë Eugenia, në nder të gjyshit të saj, shkruan:
"Kujtoj që më mësove si të gatuaj, si të pikturoj dhe çfarë të lexoj. Më kujtohet që qeshja me shakatë e tua dhe të pyesja për gjithçka kishe kaluar në jetën tënde spektakolare dhe shërbimin në ushtri. Më kujtohen duart e tua, e qeshura jote dhe birra e preferuar. Do të të kujtoj gjithmonë tek fëmijët e tu, tek nipërit, mbesat dhe fëmijët e tyre."
View this post on Instagram
Dy stërnipërit më të vegjël të princit Philip janë djali i princeshë Eugenia-s August dhe djali i Zara Tindall, Lucas- të dy mbajnë si emër të mesit emrin Philip në nder të tij.
- Tensioni i radhës në familjen mbretërore: Veshja e princit Harry ditën e funeralit të gjyshit!
- Mungesa e Meghan Markle në funeralin e princit: 'Princesha është gati t'i falë të gjithë'
- Për herë të parë pas 1 viti, princ Harry kthehet në mbretëri: Po Meghan?
- Pse princi Philip nuk u quajt 'mbret', edhe pse gruaja e tij kishte titullin 'mbretëreshë'
- Ç'do të ndodhë me mbretëreshën Elizabeth dhe familjen pas vdekjes së princit Philip?
Burimi: People