Ndërkohë që vaksinimi masiv në vend vazhdon, grupi i radhës që do të marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 janë punonjësit e sistemit të hotelerisë. Burime për Euroneës Albania bëjnë me dije se vaksinimi do të kryhet duke filluar që nga dita e dielë në çdo qëndër të ngritur për këtë proces në të gjitha qytetet e vendit.
Në të gjithë vendin janë rreth 93 mijë punonjës në sektorin e turizmit, 40 mijë prej të cilëve, të punësuar në sistemin e hotelerisë.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bënë me dije se ditën e shtunë do të mbërrijnë në vend edhe 40 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani në vend janë kryer rreth 281,254 doza të vaksinës kundër Covid.