Celebrity

Ndërron jetë një nga yjet e Peaky Blinders!

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2021

Ndërron jetë një nga yjet e Peaky Blinders!

Aktorja Helen McCrory, ylli i Peaky Blinders ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare. Lajmin, e konfirmoi vetë bashkëshorti i saj përmes një deklarate në Twitter. McCrory, u nda nga jeta pas luftës së gjatë me kancerin.

Ndërron jetë një nga yjet e Peaky Blinders!

"Jam zemërthyer t'ju njoftoj që pas një beteje heroike me kancerin, gruaja ime e bukur mbylli sytë paqësisht në shtëpi, e rrethuar nga dashuria e familjarëve dhe miqve të saj. Ajo vdiq ashtu siç jetoi. Pa frikë. Shko e vogla jonë drejt ajrit dhe faleminderit."- shkruan ai.

Ndërron jetë një nga yjet e Peaky Blinders!

Përveç familjes dhe të afërmve, lajmi ka lënë zemërthyer të gjithë fansat që e adhuronin për rolet e saj. Një nga më të famshmit ishte ai i Polly Gray (halla e Tom Shelby-it) në sërialin Peaky Blinders, ku mori pjesë në 30 episode.

Ndërron jetë një nga yjet e Peaky Blinders!

Përveç kësaj, Helen ka luajtur personazhin e  Narcissa Malfoy tek Harry Potter si dhe tek Skyfall. Aktorja që prej 2007-ës ishte e martuar me aktorin Damian Leëis me të cilin kishte dy fëmijë, 14 dhe 13 vjeç.

Ndërron jetë një nga yjet e Peaky Blinders!

Burimi: The Telegraph