Celebrity

'Ekstremisht e ftohtë': Situata mes princave vazhdon të jetë *e tensionuar*

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2021

'Ekstremisht e ftohtë': Situata mes princave vazhdon të

Pas videos së ribashkimit të princave që emocionoi botën, situata mes vëllezërve është e komplikuar. Thuhet se marrëdhënia mes princit Harry, William dhe babait të tyre vazhdon të jetë e tensionuar dhe se ritakimi në ceremoninë e funeralit s'qe ashtu siç dukej.

Burime pranë mbretërorëve thonë se princ Harry i ka shkruar një letër "shumë personale" babait të tij para se ceremonia të niste. Thuhet se princ Harry shkroi për gjithë arsyet që sollën mungesën e komunikimit mes tyre, arsyet e shkëputjes nga titujt mbretërorë si dhe i premtonte se do ta respektonte gjithnjë institucionin.

Përsa i përket raportit me princin William, thuhet se është ende "ekstremisht i ftohtë".

"E vërteta është se Harry nuk e dinte fare çfarë e priste kur u kthye në shtëpi. Ai i shkroi një letër shumë personale të atit, si një përpjekje për të ulur tensionet mes tyre, por duket se s'ja ka dalë pasi gjërat nuk shkuan siç shpresonte."- u shprehën burime për "The Mirror".

Po i njëjti burim shton se Harry e dinte që gjërat s'mund të ishin si dikur, pasi përgjatë një viti ndodhën shumë ngjarje që duheshin sqaruar. Princi, duket se do të qëndrojë në Angli edhe për disa ditë-që do të thotë përpjekjet për pajtimin mes tyre nga ana e mbretërorëve vazhdojnë. Ndërkohë, Meghan Markle që për momentin ndodhet në California do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar brenda pak muajsh, kur statuja e princeshë Diana-s të jetë gati në Pallatin e Kensington.

'Ekstremisht e ftohtë': Situata mes princave vazhdon të