Celebrity

Chrissy Teigen flet për Kim-in pas divorcit: 'Ajo bëri gjithçka'

Shkruar nga Anabel

21 Prill 2021

Chrissy Teigen flet për Kim-in pas divorcit: 'Ajo bëri

Chrissy Teigen gjatë intervistës së fundit në Watch What Happens Live" u pyet në lidhje me shoqërinë që ka me Kim Kardashian. Sigurisht, sa herë bie fjala për këtë të fundit, gjithçka i intereson njerëzve janë detajet e divorcit.

Fansat, nuk ngurruan ta pyesnin modelen në lidhje me Kim-in dhe situatën post-ndarje, por sigurisht Chrissy s'mund t'i hynte detajeve. Gjithsesi, Teigen tha se Kim është mirë për momentin dhe theksoi se ajo bëri gjithçka kishte në dorë për atë martesë.

"E di që Kim bëri gjithçka kishte në dorë. Më vjen vërtet keq që nuk funksionoi, sepse i shihja përgjithmonë të lidhur bashkë. Sidoqoftë, e di që bëri më të mirën e saj."-u shpreh Teigen.

Njerëzit vijuan ta pyesnin nëse John Legend ka folur me Kanye-n pas divorcit, por nga përgjigja e saj, kuptohej që jo.

"Do thoja se unë kam komunikuar me Kim-in më shumë sesa John me Kanye-n. Kush e njeh atë e di që nëse shkëputet nga rrjeti është e vështirë të komunikosh me të."

Kim Kardashian dhe Kanye u divorcuan në shkurt të këtij viti pas 7 vitesh martesë, për arsye të cilat ende nuk janë të qarta.

Chrissy Teigen flet për Kim-in pas divorcit: 'Ajo bëri


Burimi: Cosmopolitan