Celebrity

Angelina Jolie thotë se divorci 5 vite më parë, e ka penguar gjatë karrierës në vazhdim, por pse?

Shkruar nga Anabel

21 Prill 2021

Angelina Jolie thotë se divorci 5 vite më parë, e ka penguar

Që nga ndarja nga Brad Pitt në 2016-ën, aktorja e "Mr. & Mrs. Smith" ka marrë më pak projekte sesa normalisht. Në një intervistë me Entertainment Weekly, botuar të martën, 20 prill, ajo shprehet:

"E dua regjisurën, por pata një ndryshim në situatën familjare që e bëri të pamundur ta vazhdoja punën për disa vite. Kisha nevojë për diçka më të shkurtër, që të isha më shumë në shtëpi, kështu që iu ktheva përsëri aktrimit. Kjo është e vërteta."

Ajo dhe Brad ndajnë kujdestarinë e pesë fëmijëve, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox, ndërsa djali i tyre i madh, fëmija i parë nga gjashtë, Maddox, tashmë është 18 vjeç.

Një burim të mëparshëm për E! News, u tha se pas divorcit, çifti kishte vënë edhe më shumë në përparësi shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve, duke shtuar këtu edhe periudhën e vështirë të pandemisë.

"Të gjithë fëmijët janë në shtëpi me Angelina-n, por ata kanë vazhduar të takohen me Brad dhe të shkojnë për vizita rregullisht", tregonte burimi.

Disa prej filmave, ku regjisore ka qenë Angelina Jolie, janë: Unbroken, In the Land of Blood and Honey, A Place in Time, Unreasonable Behaviour, By the Sea etj.