Harry & Meghan

Meghan dhe Harry s'do të donin që vajza e tyre të quhej Diana, por pse?

Shkruar nga Anabel

22 Prill 2021

Meghan dhe Harry s'do të donin që vajza e tyre të quhej

Pavarësisht se aludimet për emrin e bebit të dytë të Meghan Markle dhe princ Harry-it filluan që pas lajmit të shtatzënisë, e vërteta është se çifti s'ka vendosur ende se si do të quhet vogëlushja.

Burime për Us Weekly thonë se dyshja duan që vajza e tyre të mbajë një emër që të ketë kuptim, por ende nuk kanë zgjedhur mes të preferuarëve në listë.

Më herët, pati shumë zëra që thanë se princ Harry do ta quajë vajzën Diana, në nder të princeshës së ndjerë, por s'ka shumë gjasa që kjo të ndodhë. 

"Ka shumë pak shanse që vajza e tyre të quhet Diana. Nëse do ta bënin këtë, shqetësimi më i madh është se media do ta targetojë dhe do të merret me të gjithë kohës. Ai emër do të rriste interesin e publikut për vogëlushen. Pavarësisht asaj që mendojnë të tjerët, Harry dhe Meghan e vlerësojnë shumë privatësinë dhe duan t'i mbajnë fëmijët sa më larg presionit të medias me të cilin ata janë përballur deri tani."- u shpreh një tjetër burim për Page Six.

Pavarësisht se ishte emri i parë mbi të cilin u aludua më shumë, nëse vajza do të quhej Diana, sipas tyre jeta e saj do të vështirësohej edhe më. Që nga trysnia që do të ndjente në shkollë e deri tek udhëtimet a jeta sociale. 

"Gjithsesi, ka një shans që ata ta konsiderojnë emrin e princeshës si emër të mesëm për vogëlushen. Edhe kjo ka pak shanse të ndodhë pasi emri i mesit i princeshë Charlotte është Diana dhe çifti s'do të donte asnjë problem me media-n në lidhje me Kate dhe William."

Pra, emri Diana s'është një opsion për princeshën që pritet të vijë në jetë këtë verë.

Meghan dhe Harry s'do të donin që vajza e tyre të quhej