Celebrity

Vanessa Hudgens s'mendonte se do e njihte ndonjëherë të dashurin në këto rrethana, por ja që ndodhi!

Shkruar nga Anabel

22 Prill 2021

Vanessa Hudgens s'mendonte se do e njihte ndonjëherë të

Romanca e Vanessa Hudgens me sportistin, Cole Tucker, filloi në mënyrë krejt të rastësisshme, ashtu siç ajo s'e kishte menduar se mund t'i ndodhte.

"Unë dhe Cole u takuam në një grup meditimi online në Zoom. Shumë e rastësishme, më bëri ta dua Zoom-in", tha ajo për Entertainment Tonight.

Hudgens, e cila më parë ka qenë në një lidhje me Zac Efron dhe së fundmi me Austin Butler, filloi lidhjen me Tucker në nëntor të 2020-ës. 32-vjeçarja dhe atleti 24-vjeçar e bënë romancën zyrtare përmes një postimi në Instagram, me rastin e Shën Valentinit. Aktorja thotë se Tucker është "perfekt" për të.

"Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse për gjithçka që kam në jetë. Kjo bën që gjithçka që më ndodh të jetë magjike."

Edhe Cole në një intervistë tha se "Vanessa është e mrekullueshme" dhe se "e do shumë". 

Dakord, po shkoj të regjistrohem në një kurs meditimi...

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?Vanessa Hudgens? (@vanessahudgens)

Burimi: Page Six