Denoncimet e vazhdueshme lidhur me sigurinë e dozave të vaksinave që mbërrijnë në vend, kanë detyruar që Instituti i Shëndeti Publik të reagojë në lidhje me këtë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ISHP e quan vetëm si përpjekje të dështuar për të dekurajuar qytetarët nga e vetmja zgjidhje që kanë për t'ju kthyer jetës normale.
ISHP-ja siguron se të gjitha vaksinat që mbërrijnë në Shqipëri janë të sigurta dhe vijnë këtu me të gjitha standardet e ruajtjes.
"Përdorimi i procesit të vaksinimit për qëllime të fushatës zgjedhore është një përpjekje e dështuar për të dekurajuar qytetarët, nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe për t’iu kthyer jetës së dëshiruar prej 14 muajsh. Vaksinat janë të sigurta, ato janë sjellë në Shqipëri brenda të gjithë standarteve të ruajtjes.
Kushtet e ruajtjes, shpërndarja dhe aplikimi i tyre janë brenda të gjithë standarteve teknike, siç është vepruar me të gjitha vaksinat, për dekada të tëra. Indeksi më i lartë i këtyre praktikave është mbulesa vaksinale në Shqipëri dhe kërkesat e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID -19.
Autoritetet shëndetësore kanë garantuar vaksina të sigurta dhe po vijojnë me aplikimin e tyre, sipas planit kombëtar të vaksinimit.Çdokush që hedh baltë mbi sigurinë e procesit, dëmton jetën e qytetarëve!"- reagon Instituti i Shëndetit Publik duke iu bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen në momentin e parë që u jepet mundësia.
- Përfitimet e vaksinave rriten me moshën dhe shkallën e infeksionit, thotë EMA
- Rreziku i ri-infektimit me Covid pas vaksinës është jashtëzakonisht i ulët, sugjeron studimi
- Ekziston një arsye e fshehur pse disa njerëz nuk po vaksinohen
- Çfarë duhet të konsumoni për të reduktuar efektet e mundshme anësore të vaksinës
- Pas 12 muajsh, të vaksinuarit mund të kenë nevojë për vaksinën përforcuese
- Grupi i radhës që do të marrë vaksinën kundër Covid-19, duke nisur nga e diela