Princi William do të udhëtojë këtë javë drejt Vatikanit për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut në emër të familjes mbretërore britanike. Dhe nëse po pyesni veten pse mbreti Charles nuk do të jetë aty – ai, në të vërtetë, nuk lejohet të marrë pjesë.
Sipas ekspertes mbretërore Katie Nicholl për Vanity Fair, “Mbreti Charles nuk do të udhëtojë në Vatikan, në përputhje me protokollin dhe traditën që përcakton se sovrani nuk merr pjesë në funerale, ka konfirmuar Pallati Buckingham.”
Ky veprim shmang çdo përshtypje anësie politike ose fetare, sidomos në rastet kur ceremonia lidhet me një autoritet fetar si Papa.
Kjo nuk është hera e parë që një trashëgimtar merr pjesë në një funeral papal në vend të sovranit. Në vitin 2005, mbreti Charles, asokohe princ, mori pjesë në funeralin e Papa Gjon Palit II në emër të mbretëreshës Elizabeth.
Megjithatë, mbreti Charles e vizitoi Papën vetëm disa ditë përpara ndarjes së tij nga jeta dhe publikoi një deklaratë pas vdekjes së tij:
“Unë dhe bashkëshortja ime u pikëlluam thellësisht kur mësuam për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Megjithatë, zemrat tona të rënduara u lehtësuan disi nga fakti që Shenjtëria e Tij arriti të ndante një urim të Pashkëve me Kishën dhe botën së cilës i shërbeu me aq përkushtim gjatë gjithë jetës dhe shërbesës së tij,” tha mbreti Charles.
The King’s message following the death of Pope Francis. pic.twitter.com/tnwvSoXcMh
— The Royal Family (@RoyalFamily) April 21, 2025
Funerali i Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill 2025, në orën 10:00, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Pas ceremonisë, trupi i Papës do të varroset në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, sipas dëshirës së tij, duke e bërë atë Papën e parë që varroset jashtë Vatikanit që nga Papa Leo XIII në vitin 1903.
Artikuj të sugjeruar:
- Shqipëria shpall ditë zie kombëtare në nderim të Papa Françeskut
- 9 deklaratat e Papa Françeskut që tronditën themelet e Kishës Katolike
- Shikueshmëria e këtij filmi u rrit me 283% pas vdekjes së Papa Françeskut
- 10+ fakte interesante dhe të pabesueshme për Papa Françeskun
- Vatikani zbulon arsyen e vdekjes së Papa Françeskut
Burimi: Cosmopolitan