Me siguri ju kujtohet intervista e famshme e Oprah me Meghan Markle dhe princ Harry-n? E gjithë bota reagoi pas atyre deklaratave, por nuk patëm një koment nga vetë moderatorja. Vetëm tani, për herë të parë, ajo ndau mendimet e saj rreth intervistës së bujshme me çiftin mbretëror.
"Nuk e kisha idenë që do të bënte kaq shumë jehonë sa vazhdon të bëjë."- u shpreh Oprah gjatë një interviste me Nancy O'Dell, duke shtuar se para asaj interviste i është dashur të bëjë shumë përgatitje para.
Sipas Oprah pjesa më surprizuese e intervistës ishte kur Meghan zbuloi qasjet raciste të institucionit mbretëror, sidomos kur sipas saj aludonin për ngjyrën që do të kishte Archie, bebushi i Meghan dhe Harry-it.
Sigurisht, çfarë çifti tha në atë intervistë nuk doli nga hiçi.
"Unë i kisha shkruar më parë atyre dhe i kërkova të më thonë çfarë qëllimi kishin. Kishim bërë një takim bazë si fillim. Doja të dija qëllimin e tyre sepse vetëm kështu mund ta arrinim bashkë objektivin. Qëllimi ynë i përbashkët ishte e vërteta. Ata donin të ishin në gjëndje të tregonin versionin e tyre të historisë në një formë që do t'i lejonte të ishin të vërtet dhe të besueshëm."- përfundoi ajo.
Misioni mund të jetë kryer me sukses, por rrëfimet e Meghan-it u komentuan, kritikuan dhe mbështetën jo pak.
- Meghan dhe Harry s'do të donin që vajza e tyre të quhej Diana, por pse?
- 'Ekstremisht e ftohtë': Situata mes princave vazhdon të jetë *e tensionuar*
- Dasmë e fshehtë?! Kryepeshkopi nuk thotë të njëjtën gjë si Meghan dhe Harry
- 'Ishte ajo që më bëri të qaj para dasmës': Po Kate Middleton çfarë mendon për deklaratën e Meghan?
- Dasma private e dyshimtë e princit Harry dhe Meghan Markle
- Princi William thotë se familja mbretërore nuk është raciste, por s’është kaq e thjeshtë
- Publikohet email-i që Meghan i kishte dërguar pallatit mbretëror pas zënkës me Kate
- Karriget në intervistën e Meghan janë zyrtarisht virale! Ja sa po paguajnë njerëzit për to!
- Akuzat për racizëm: Princi William thyen heshtjen
- Beyonce falenderon publikisht Meghan-in pas deklaratave të rralla
- Pas rrëfimit tronditës të Meghan, njerëzit duan që Oprah të marrë edhe rrëfimin e dikujt tjetër!
- Mbretëresha reagon për herë të parë pas deklaratave të Meghan Markle