Sipas Bloomberg, numri i viktimave nga Covid do të jetë më i madh gjatë vitit 2021 sesa një vit më parë dhe arsyeja kryesore për këtë është shtimi i menjëhershëm i rasteve në Indi. Vetëm mëngjesin e së dielës, 25 prill, u raportuan 349.691 raste dhe 2767 viktima, ndonëse thuhet se shifrat e vërteta janë shumë herë më të larta. Në vendin e 1.37 miliardë njerëzve, 7 ditët e fundit shifrat janë trefishuar, në krahasim me dy javë më parë.
Varianti B.1.617, i cili nuk është kuptuar ende mirë, ka karakteristika që lidhen me nivele më të larta të infeksionit dhe rezistencë më të ulët të antitrupave dhe mendohet se ky lloj virusi është përhapur gjerësisht në vend. Rezervat e vaksinave, shtretërit spitalorë dhe madje edhe furnizimet e oksigjenit po mbarojnë, duke çuar në debate të ashpra midis shteteve dhe qeverisë federale. Në disa vende, të vdekurit po transportohen me kamion sepse qyteteve u ka mbaruar makina. Diku tjetër, krematoriumet kanë filluar të prishen për shkak të numrit të madh të trupave që digjen, kjo ka bërë që disa nga viktimat të digjen edhe në mes të qytetit.
Aktualisht vendi është në nevojë kritike për oksigjen, që thuhet se po shitet edhe në treg të zi. Qeveria, ditën e sotme, premtoi vaksina për të gjithë njerëzit mbi moshën 18 vjeç. Nëse nuk merret asnjë masë, vendi parashikon të ketë të paktën 3000 vdekje në ditë.
Për më shumë rreth situatës në Indi, lexoni këtu.
Burimi: Bloomberg, CNN, The Guardian