KORONAVIRUS

CDC thotë se njerëzit e vaksinuar mund të mos e mbajnë maskën: Po pjesa tjetër?

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2021

CDC thotë se njerëzit e vaksinuar mund të mos e mbajnë

Publikimi i ri i CDC vjen me një lajm të mirë përsa i përket Covid-19. Në udhëzimet e reja thuhet se për njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar, aktivitete si ecja, vrapimi, ecja me biçikletë, darkat jashtë dhe grumbullimet e vogla në natyrë - mund t'i bëjnë edhe pa maska.

Megjithatë, rekomandohet që në grumbullimet me shumë njerëz, edhe në ambiente të hapura, të mbahet ende maska, sidomos nëse njerëzit s'janë anëtarë të familjes. 

Për shtetet që aktualisht e kanë me detyrim mbajtjen e maskës, jashtë dhe brenda, CDC mendon që të vaksinuarit plotësisht nuk ka pse ta mbajnë, nëse nuk janë në vende të mbushura me njerëz si koncerte apo stadiume, ku është edhe më e vështirë të dihet se kush është vaksinuar dhe kush nuk është vaksinuar ende.

Udhëzimi vjen me një tabelë të koduar me ngjyra që tregojnë aktivitetet që njerëzit e vaksinuar dhe të pavaksinuar plotësisht mund të bëjnë me apo ma maskë. Aktivitetet më të sigurta janë ato në ngjyrë të gjelbër. Njerëzve plotësisht të vaksinuar u lejohet të:

- Bëjnë ecje, vrap, shëtitje, xhiro me biçikletë në natyrë vetëm ose me anëtarët e familjes.

- Marrin pjesë në grumbullime të vogla në natyrë me familjen ose miq plotësisht të vaksinuar.

- Marrin pjesë në tubime të vogla në natyrë me një përzierje njerëzisht të vaksinuar dhe të pavaksinuar.

- Darkojnë në një restorant në natyrë me miq, familje

Grafikun e plotë të CDC mund ta gjeni këtu.

CDC thotë se njerëzit e vaksinuar mund të mos e mbajnë

Burimi: The Washington Post, Well&Good