Fatkeqësia e familjes mbretërore britanike, "Megxit", është kryesisht faji i princit Harry që nuk e përgatiti siç duhet gruan e tij për jetën e lidhur me tradita të familjes, thotë Robert Jobson, autori i librit "Shekulli i princit Philip".
"Është një kombinim i fajit të Harry-t dhe Meghan, por kryesisht atij", shtoi eksperti mbretëror. "Ai nuk është shumë i mprehtë ose thjesht s'donta t'ia shpjegonte. Është punë e vështirë të jesh anëtar i familjes mbretërore. Njerëzit mendojnë se nuk është por është shumë. Nuk është vetëm luks dhe qejf dhe mbase Meghan nuk e donte këtë 'anën tjetër'."
Jobson vuri në dukje se Meghan gjithsesi, s'kishte se si të justifikohej me "s'e dija si funksiononin gjërat" apo diçka e tillë, sepse pallati mbretëror caktoi një anëtare të ekipit personal të mbretëreshës, Samantha Cohen, për t'i mësuar asaj me imtëri të gjitha detajet e të qenurit dukeshë.
Jobson mendon se ndoshta Meghan pati edhe ndjenja xhelozie:
"Kur ajo pa që kishte shtëpinë e vogël dhe William dhe Kate ishin çifti numër një, ndoshta nuk e kuptoi atë dhe mendoi 'Okay, le të fillojmë ta komercializojmë familjen mbretërore' - dhe kjo është e papranueshme."
Çifti, i cili tani jeton në Santa Barbara, Calif, ka nënshkruar një marrëveshje 25 milionë dollarëshe me Spotify për të prodhuar podcast-e dhe ka lidhur një marrëveshje shumëvjeçare me Netflix, e cila do t'i shpërblejë ata për prodhimin e dokumentarëve dhe filmave artistikë. Në janar të 2020-ës, çifti njoftoi tërheqjen nga pallati mbretëror dhe dëshirën për të qenë të pavarur financiarisht.
Hobson e mbyll deklaratën e tij me:
"Britanikët financojnë familjen mbretërore, është familja jonë mbretërore, ne presim që ata të tregojnë respekt. Pa popullin britanik, familja mbretërore nuk ekziston."
Burimi: Page Six