Ditën e sotme, 29 prill, Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh për të diskutuar rreth masave aktuale kundër Covid-19.
Mira Rakacolli, zëvëndësministrja e Shëndetësisë, tha se duke parë situatën aktuale në vend, Komiteti i Ekspertëve mendon që t’i propozojë Ministrisë se Arsimit që "të kalojë nga skenari i kombinuar, në prezencën në klasë për nxënësit e arsimit parauniversitar, pra klasat 6-9 dhe vitet e para dhe të dyta të gjimnazit".
Ajo shtoi:
“Situata ka vijuar të jetë e qëndrueshme, por ka një tendencë të vogël rritjeje të rasteve ditore dhe të të shtruarve në spitale. Shpresojmë që situata nuk do të rëndohet, aq më tepër që vaksinimi ka ecur me ritme shumë të mira. Duke parë këtë situatë epidemiologjike, komiteti mendon t’i propozojë Ministrisë së Arsimit të kalojmë mësimi parauniversitar në klasë nga mësim i kombinuar."
Burimi: Euronews