Shqipëria

Zyrtarisht, gjimnazistët i rikthehen shkollës në maj: Flet ministrja e Arsimit

Shkruar nga Anabel

29 Prill 2021

Zyrtarisht, gjimnazistët i rikthehen shkollës në maj: Flet

Duke filluar nga java e ardhshme, të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar do t'i rikthehen bangave të shkollës. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një komunikimi të fundit pohoi se ka pranuar kërkesën e Komitetit të Ekspertëve për rikthimin e skenarit të parë përsa i përket gjimnazistëve.

Nisur nga trendi në rënie i javëve të fundit, Komiteti i Ekspertëve e pa të arsyeshme që shkollat të rihapen me kushtin e vetëm që është ndjekja strikte e masave parandaluese.

"Jam sot këtu për t’ju njohur me një vendim të rëndësishëm që kemi marrë pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve. Procesi mësimor për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar do të zhvillohet në mjediset e shkollave. Mjediset janë gati për këtë skenar që nga fillimi i javës tjetër për të ruajtur masat e higjienës dhe distancimit sikurse janë përcaktuar nga MSH. Njësoj si në fillim të këtij viti shkollor do lihet në fleksibilitetin e shkollave për të hartuar specifikisht  grafikun mbi zhvillimin e procesit mësimor qoftë me një, dy apo më shumë turne."- u shpreh ministrja në deklaratën e saj.

Ndër të tjera, Kushi i kushtoi rëndësi të veçantë maturantëve, ku vuri theksin tek provimet e fundvitit dhe përpjekjet e të gjitha palëve për t'u rikuperuar gjatë javëve të mbetura.

Zyrtarisht, gjimnazistët i rikthehen shkollës në maj: Flet