Kur bëhet fjalë për "Ditën e Nënës", që në Shtetet e Bashkuara është në 9 maj, fëmijët e Angelina Jolie bëhen më bashkëpunues se kurrë për ta bërë këtë ditë sa më të veçantë.
Ylli i ardhshëm i "The Eternals" tha në një intervistë se "fëmijët e saj kanë gjithmonë një plan të detajuar për ditën e nënës".
"Ata e dinë që kjo do të thotë shumë për mua dhe nuk e harrojnë asnjëherë. Punojnë gjithmonë për të më befasuar me diçka".
Për fëmijët, por edhe aktoren, pjesa më e madhe e argëtimit është vetë reagimi i saj.
"Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox mendojnë gjatë gjithë ditës: 'ta bëjmë mamin të qajë'. Ata mendojnë se është e rëndësishme që të më bëjnë gjithmonë të qaj dhe shpesh bëjnë shaka me faktin që unë përlotem shpesh.
Përveç "The Eternals", Jolie do të rikthehet edhe me filmin "Those Who Wish Me Dead". Kohët e fundit, aktorja ka thënë se pas divorcit, ka lënë pas dore regjisurën për t'i kushtuar më shumë kohë fëmijëve, por është gjithsesi pjesë e filmave të rinj të kinemasë.
Burimi: Glamour