KORONAVIRUS

A mund të udhëtojnë lirshëm qytetarët shqiptarë që janë vaksinuar?

Shkruar nga Anabel

5 Maj 2021

A mund të udhëtojnë lirshëm qytetarët shqiptarë

Nisur nga përmirësi i situatës aktuale të Covid-19 në vend, gjatë mbledhjes së Komitetet të Ekspertëve, ministrja Manastirliu u pyet në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve që janë vaksinuar me të dyja dozat anti-Covid.

Specifikisht ministrja u pyet nëse ka një vendim nga vendet e Bashkimit Evropian, lidhur me vaksinat që do të konsiderohen të “pranueshme” që qytetarët të udhëtojnë lirshëm brenda bllokut.

Pyetjes se nëse qytetarët shqiptarë të vaksinuar me Sputnik V (vaksina ruse) apo Sinovac (vaksina kineze) mund të udhëtojnë lirshëm nëpër Europë, Manastirliu iu përgjigj kështu:

"Nga informacionet që kemi nga OBSH dhe EMA janë duke u marrë në konsideratë dy vaksinat për të marrë autorizimin emergjent të tregtimit. Besoj që do të ketë një lajm të shpejtë. Deri tani nuk asnjë kufizim të vendosur mbi llojet e vaksinave.”

Ndërkohë, Komiteti i Ekspertëve njoftoi ditën e sotme (5 maj) se do të hiqet karantina 14 ditore për qytetarët që udhëtojnë nga Greqia dhe Maqedonia. Në të njëjtën kohë, studentët mund t'i rikthehen autoreve të universiteteve për konsultime gjatë sezonit të provimeve.

A mund të udhëtojnë lirshëm qytetarët shqiptarë