Shqipëria

Pandemia në vend: Për herë të parë, pas 14 muajsh, 24 orë pa asnjë të prekur në spitalin Covid-1

Shkruar nga Anabel

8 Maj 2021

Pandemia në vend: Për herë të parë, pas 14 muajsh, 24

Mjeku Tritan Kalo njoftoi mëngjesin e sotëm në një postim në Facebook se sot, më 8 maj është plotësuar 24-orëshi i parë që asnjë rast i prekur nga Covid-19 nuk paraqitet në Spitalin e Infektivit. Megjithatë, si shtoi se është ende shpejt për të folur me siguri, por "vendi është në rrugë të mbarë, për të dalë nga tuneli", teksa bëri thirrje që të vazhdohen të respektohen masat si mbajtja e maskës, distancizimi fizik dhe kushtet e higjienës.

“Kemi ende plot të sëmurë në gjendje të rëndë në mjediset spitalore, po ashtu dhe jo pak të sëmurë që mjekohen në banesat e tyre. Kemi humbur qindra e mijëra të afërt, miq e shokë. Kemi kaluar e po kalojmë momente shumë të trishtuara, por ne nuk jemi dorëzuar”, u shpreh ai.

Sipas të dhënave, në Shqipëri prej pak ditësh ka më pak se 100 raste ditore me Covid-19. Një rënie vihet re edhe në numrin e pacientëve që marrin trajtim në spital. 

Që prej fillimit të pandemisë, në Shqipëri ka pasur 131,577 raste me Covid-19, nga të cilët gati 14,000 mbeten ende aktive kurse 131,000 janë shëruar. Në gjashtë ditët e fundit, nga ana tjetër, ka pasur 11 humbje jete, ndërsa prej fillimit të pandemisë Shqipëria numëron 2 408 viktima.

Burimi: Euronews