Showbiz dhe TV

Në kujtim të të atit të ndjerë: Sokol Balla zbulon kuptimin e veçantë të emrit të së bijës!

Shkruar nga Anabel

8 Maj 2021

Në kujtim të të atit të ndjerë: Sokol Balla zbulon

Me rastin e ditëlindjes së tij, gazetari Sokol Balla ka zbuluar edhe emrin e dytë të vajzës më të vogël, Brooklyn.

"Emrin e dytë e ka Sayuri: Lule e vogël, në japonisht. Në kujtim të tim eti. Sot në ditëlindje, për herë të parë në 48 vjet, babi s'më uroi dot. Por sot Brooklyn-Sayuri më ledhatonte, në ditëlindjen tonë të parë bashkë. Dhe ëngjëjt për pak çaste zbritën në tokë. Babi bashkë me ta", shkroi gazetari në Twitter.

Në filim të këtij, në një intervistë të tij, Sokol Balla tha se "tashmë është baba i tre fëmijëve".

"Tashmë jam me tre fëmijë. Nga njëra anë më duket vetja pak i plotësuar se edhe në familjen tonë ne kemi qenë tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur."

Sokol Balla ka dhe dy fëmijë nga martesa e parë, Belen dhe Colin.