Në daljet e fundit televizive, Eni Vasili u pa me një dorë të fashuar. Shumë njerëz menduan se gazetarja kishte thyer dorën, por në një video në Instagram Stories, ajo u shpreh se për shkak të shtatzënisë ka sindromën e tunelit karpal. Në vijim gjeni një udhëzues për këtë gjendje, e cila nuk prek vetëm gratë shtatzënë.
Çfarë është?
Sindroma e tunelit karpal është është një gjendje mjekësore që shkaktohet nga acarimi i nervit të kyçit.
Çfarë e shkakton?
Shkaku më i zakonshëm i këtij inflamacioni është një gjendje mjekësore që shkakton ënjtje në kyç dhe ndonjëherë pengon rrjedhjen e gjakut. Disa nga kushtet më të shpeshta që lidhen me këtë sindromë janë:
- diabeti
- mosfunksionimi i tiroides
- grumbullimi i lëngjeve nga shtatzënia ose menopauza
- çrregullime autoimune të tilla si artriti reumatoid
- fraktura ose trauma në kyçin e dorës
Cilat janë simptomat?
Simptomat kryesore mund të jenë mosfunksionimi i shpeshtë i dorës. Simptoma të tjera:
- mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash dhe dhimbje në gishtin e madh dhe në tre gishtat e parë të dorës
- dhimbje dhe djegie
- dhimbje dore gjatë natës
- dobësi te muskujt e dorës
Si trajtohet?
Trajtimi i sindromës varet nga sa e rëndë është dhimbja dhe simptomat. Opsionet jokirurgjikale përfshijnë:
- shmangia e pozicioneve të vështira të dorës
- mbajtja e dorezave që mbajnë dorën në pozicion normal
- barna të lehta për dhimbjet ose të për zvogëluar inflamacionin
- trajtimi i gjendjeve si diabeti ose artriti
- injeksione steroide në zonën e kyçit
Kirurgjia mund të jetë e nevojshme në rast se ka dëmtime të mëdha të nervit.
Burimet: Mayo Clinic, Healthline