Sipas US Weekly, Meghan Markle nuk do të bëjë një festë "baby shower" për shtatzëninë e saj të dytë.
Sipas burimit, "ajo nuk ndjen se ky është momenti i duhur, kur ka kaq shumë grindje në botë".
"Ajo dhe Harry kanë qenë aq të përfshirë me çështje humanitare, sa të dy ndiejnë se koha dhe burimet e tyre mund të përdoren për një qëllim më të mirë. ”
Insider shton se 39-vjeçarja "ka mbështetjen e miqve dhe të afërmve në këtë vendim".
Çifti njoftoi në shkurt për shtatzëninë e dytë.
"Ne konfirmojmë që Archie do të jetë një vëlla i madh", tha një zëdhënës i çiftit në atë kohë. "Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë."
Meghan dhe princ Harry, 36 vjeç, mirëpritën djalin e tyre në maj të 2019-ës. Gjatë asaj kohe u organizua një baby shower në New York, me të ftuar si Amal Clooney, Serena Williams etj.
- Fotoja me të cilën princi Charles uroi nipin për ditëlindje është e dyshimtë
- Princi Charles ndoshta nuk do ta falë kurrë të birin pas intervistës së famshme
- Oprah flet për herë të parë për intervistën e famshme me Meghan dhe Harry
- Meghan dhe Harry s'do të donin që vajza e tyre të quhej Diana, por pse?
- Mungesa e Meghan Markle në funeralin e princit: 'Princesha është gati t'i falë të gjithë'
- Princ William akuzon Harry-n: 'Vuri famën para familjes'
- Meghan dhe Harry zbulojnë projektin e parë me Netflix: Për çfarë bëhet fjalë