Celebrity

Harry flet për ditët e para të lidhjes me Meghan dhe jetën e re në Amerikë

Shkruar nga Anabel

13 Maj 2021

Harry flet për ditët e para të lidhjes me Meghan dhe jetën e

Gjatë një podcast-i të ditëve të fundit, princ Harry ka folur për jetën e re në Amerikë dhe vendimin për të hequr dorë nga detyrat dhe titujt mbretërorë.

"Duke jetuar këtu tani, ndihem ndryshe. Mund ta ngre kokën lirisht. Shpatullat e mia kanë rënë, po ashtu edhe të sajat. Mund të bëjmë shëtitje dhe të ndihemi më të lirë. Madje, unë dal me Archie-n duke e mbajtur në pjesën e prapme të biçikletës sime."- është shprehur Harry. 

Gjatë bisedës, princi u kthye pas në kohë, në ditët e para të lidhjes me Meghan dhe shqetësimin e tyre më të madh: fotografët.

"Herën e parë që unë dhe Meghan u takuam dhe i thashë të qëndronte me mua, ishte në një supermarket në Londër. Bëmë sikur s'e njihnim njëri-tjetrin dhe shkruheshim nga larg. Kishte njerëz që më shihnin çuditshëm dhe më përshëndesnin, ndërkohë që unë shkëmbeja mesazhe me të."

Përsa i përket jetës brenda mbretërisë, Harry tha se vetëm nga fakti që je pjesë e një familjeje të tillë "rreziku është brenda teje".

"Shqetësimi im më i madh ishte se, të jesh i lindur në këtë familje, ti automatikisht trashëgon rrezikun. Ti trashkëgon çdo element sepse s'ke zgjidhje tjetër. Duke marrë parasysh pastaj sesi janë mediat britanike, ata ndjejnë se kanë një lloj pronësie tek ty."- përfundoi ai.

Harry flet për ditët e para të lidhjes me Meghan dhe jetën e

Burimi: Cosmopolitan