Celebrity

Harry flet për ciklin e ‘dhimbjeve dhe vuajtjeve’ dhe mënyrën (e gabuar) si e rriti princi Charles

Shkruar nga Anabel

14 Maj 2021

Harry flet për ciklin e ‘dhimbjeve dhe vuajtjeve’ dhe

Princ Harry së fundmi foli për një cikël “dhimbjesh dhe vuajtjesh” në familjen mbretërore dhe la të kuptohet se është kritik ndaj mënyrës se si e rriti i ati, princi Charles.

Në podcastin "Armchair Expert" në një bisedë me aktorin Dax Shepard, duka i Sussex-it tha:

“Kur bëhet fjalë për prindërimin, nëse kam përjetuar ndonjë formë të dhimbjes ose vuajtjes për shkak të dhimbjeve dhe vuajtjeve që ndoshta babai im ose prindërit e mi kanë përjetuar, do të përpiqem ta prish këtë cikël në mënyrë që të mos e përcjell [te im bir].”

“Ne si prindër duhet të përpiqemi shumë që të themi, ‘e di çfarë, do të sigurohem që kjo që më ndodhi mua, mos të të ndodhë edhe ty’,” shtoi ai.

Princ Harry u shpreh se i ati e rriti atë në mënyrën se si ishte rritur vetë.

“Nuk e dija, nuk e kuptova derisa papritmas bëra pjesëzat bashkë dhe thashë ‘Ok, këtu është ai në shkollë, kjo më ndodhi mua, unë e di këtë për jetën e tij’. E di që është i lidhur me prindërit dhe do të thotë se më ka trajtuar ashtu siç është trajtuar. Kështu që si mund ta ndryshoj unë këtë për fëmijët e mi?”