Përmes një fotoje në Instagram, Loredana ka treguar se ajo dhe Mozzik janë bërë prindër për herë të dytë. Fotos i është bashkangjitur vetëm një emoji, ajo me një familje me 4 anëtarë, ku fëmijët janë "djalë dhe vajzë". Edhe Mozzik e ka shpërndarë foton në Instagramin e tij.
Vieë this post on Instagram
Prej pak kohësh, Loredana "ngacmonte" me postimet e saj në story si "Kam nevojë për një fëmijë të dytë", një dedikim ku tregonte se "ishte e lumtur" dhe se "Mozzik ishte babai më i mirë" apo edhe një story vetëm me emojin e familjes.
Loredana dhe Mozzik janë prindër edhe të një vajze, Hanës. Lidhja e tyre është përfolur shpesh për ndarje, ribashkime dhe prap ndarje, derisa dyshja në mes të shkurtit, konfirmoi ribashkimin.